Ali Iljazi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në qershor të vitit 1949 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë më 1973. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”TESTET BRONKOPROVOKUESE NË DIAGNOSTIFIKIMIN E HIPERREAKTIVITETIT BRONKIAL”(sr). Dr. Ali Iljazi së pari punoi si mjek në Sarajevë, ku kreu specializimin nga lëmia e Mjekësisë interne, në Akadaminë Mjeksore Ushtarake në Beograd dhe në Kamenicë të Sremit, më vonë u kthye në Gjakovë ku punon si Internist-Pulmolog në spitalin e Gjakovës. Dr. A. Iljazi ka të botuara 61 punim profesional dhe 3 punime shkencore dhe 17 monografi në 21 punime është koautor i ka 2 libra të përkthyera, aktualisht është prof. inordinar i Pulmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.