Ali Gashi
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në qershor të vitit 1951 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Elektroteknike) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1983 me temën: ”PROBLEMATIKE E LABORATORËVE PËR MATJE PRECIZE NË FAKULTETET TEKNIK”(kr). Mr. Ali, V. Gashi doktoroi në Fakultetin Elektroteknik të Prishtinës në prill të vitit 1994 me temën:”HULUMTIMI I REDUKTIMIT TË HARMONIKAVE TË LARTA NË MAKINAT ASINKRONE NË FUSHË KOMPLEMENTARE”. Dr. Ali, V. Gashi u zgjodh asistent i lëndëve Mbrojtja e releve dhe e Sistemeve matëse në elektroteknikë ku arriti deri te prof. inordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës më vonë ka qenë prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.