← Shfleto

Ali Bajgora

Doktor i shkencave juridike

Lindi në mars të vitit 1963 në Lupq të Poshtëm të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1996 me temën: ”VEPRAT PENALE KUNDER LIRIVE DHE TË DREJTAVE THEMELORE TË NJERIUT DHE TË QYTETARIT ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË PERIUDHËN 1981-1993” Mr. Ali Bajgora e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin Juridik të Tiranës në qershor të vitit 1999 me temën: ” VEPRAT PENALE KUNDËR LIRISË SË PËRSONIT NË PLANIN KRAHASUES“. Dr. Ali Bajgora së pari punoi si jurist në Prishtinë. Ka të botuara 3 libra dhe 20 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.