← Shfleto

Alfred Mullaj

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në korrik të vitit 1953 në Tiranë. Tërë shkollimin e bëri në vendlindje, prej fillores e deri te Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Dega e Biologjisë ku e kreu në Tiranë më 1977. Alfred Mullaj punoi si profesor në Gramsh, deri më 1983 mandej në Institutin e Kërkimeve Biologjike në Tiranë ku edhe doktoroi në maj të vitit 1990 me temën: ” VEGJETACIONI BREGDETAR I SHQIPËRISË”. Dr. Alfred Mullaj punoi si profesor i Biologjisë në Gramsh e më 1983 u zgjodh punëtor shkencor në Institutin e Kërkimeve Biologjike në Tiranë. Dr. A. Mullaj kreu specializimin në Zvicër, Suedi, Maqedoni, ka 39 punime profesionale, 33 punime shkencore, 10 monografi, 9 projekte. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë vendi. Është anëtar i Shoqatës shqiptare dhe ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit si dhe Anëtar i Organizatës Botërore të ruajtjes së Natyrës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.