← Shfleto

Alfred Frashëri

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në prill të vitit 1935 në Korçë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Politeknikumin degën elektrike e kreu në Tiranë. Fakultetin e Inxhinierisë-Dega e Gjeologjisë e kreu në Tiranë më 1961. Pjesën e parë të doktoratës e përfundoi më 1971, kurse doktoroi më 1988 me temën: ” STUDIMI I PËRHAPJES I FUSHËS ELEKTRIKE NË MJEDISE GJEOLOGJIKE HETEROGJENE DHE EFEKTIVITETI I ELEKTRO METRISË DETARE NË ZGJIDHJE TË STRUKTURËS DURRËS-KEPI I PALLËS”. Dr. Alfred Frashëri së pari punoi si teknik në Stacionin e karatazhit në Patos, mandej si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës e Gazit në Patos, në Ndërmarrjen Gjeologjike Tiranë, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Në vitin 1989 e mori titullin “Profesor”. Është bashkautor i disa teksteve universitare. Veprimtarinë shkencore e ka paraqitur në 58 raporte në 9 monografi dhe në 44 artikuj shkencorë dhe 15 artikuj të botuar jashtë vendit. I ka dhënë disa Atlase. U dekorua me “Medalje Pune”, e me Urdhrin “ N. Frashëri” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.