← Shfleto

Alfred Çapaliku

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1952 në Shkodër. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Tiranës, ku edhe doktoroi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Tiranës me temën: ”ATË VINÇENC PRENUSHI JETA DHE VEPRAT”. Dr. Alfred Çapaliku merret edhe me shkrime poezish dhe prozë për të rritur dhe me studime të letërsisë. Dhe punon si pedagog në Universitetin e Shkodrës. Ka të botuara 10 vepra (poezi e prozë), jeton dhe punon në Shkodër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.