Aleksander Stipçeviq
Doktor i shkencave të arkeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1930 në Arbnesh të Zarës (Kroaci). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Zarë, ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Filozofik-Dega e Arkeologjisë e kreu në Zagreb më 1954. Pas një pune të gjatë shkencore doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit në qershor të vitit 1977 me temën: ”SIMBOLIZMI RELIGJIOZ TEK ILIRËT”(kr). Dr. Aleksandar Stipçeviq së pari punoi në Muzeun Arkeologjik në Zarë, në Institutin e Historisë BNU në Zagreb, AJSH dhe Arteve si drejtor, në Entin Leksikografik të Kroacisë, mandej u zgjodh asistent në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku arriti deri te prof.ordinar i lëndës Historia e Librit në Zagreb, Anëtar korrespondent i ASHA-ve të Kosovës në Prishtinë. Ka qenë Profesor në Shkallën e Tretë të Studimeve postdiplomike në Zagreb. Dr. A.Stipçeviq ka të botuara 95 punime shkencore, 73 punime profesionale shumica jashtë vendit, ka 5 tekste për shkolla të mesme dhe 5 tekste universitare si dhe 20 libra të ndryshme si autor-koautor. Jeton në Zagreb në Marulçev trg 12.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.