← Shfleto

Aleks Vranaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shtator të vitit 1934 në Piqeras të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në Sarandë, Politeknikumin në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1954. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1983 me temën: ”PETROLOGJIA DHE MINERALMBAJTJA E SHKËMBINJVE MAGMATIKË TË TROPOJËS”. Dr. Aleks Vranaj së pari punoi si teknik gjeolog në Ekspeditën e bakrit në Kurbnesh, asistent në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, inxh. gjeolog në Ndërmarrjen gjeofizike të Tiranës. Përgjegjës Katedre dhe pedagog i rregullt në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Më 1994 mori titullin “Profesor”. Është marrë me kërkimin e hekurit. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në 20 punime-artikuj shkencorë. Është bashkautor i hartës gjeologjike të Shqipërisë. Ka një monografi dhe ka qenë Këshilltar shkencor në këtë fakultet. Është dekoruar me “Medalje Pune”, “Urdhër Pune “ të kl. II. “Çmimi i Republikës “ shk. II. Ka shkruar 8 tekste shkollore dhe i ka përkthyer 2 tekste shkollore. Ka 36 artikuj shkencorë, 14 prej tyre të botuar në gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.