Aleko Miho
Doktor i shkencave të natyrës – biologji – algologji
Të dhëna biografike nuk kemi siguruar, por dihet se shkollën e mesme e kreu në Gjirokastër, kurse shkollimin e lartë e kreu në Romë. Më 1985 Aleko emërohet asistent në Katedrën e Botanikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës, mandej pedagog e prej vitit 1988 ka zhvilluar leksione laboratorike të botanikës së përgjithshme. Më 1994 e mbrojti disertacionin për algat mikroskopike. Në punimin e doktoratës jepen të dhëna për fitoplanktonin e liqenit të Butrintit. Për këtë Alekoja punoi me ekspertë të vendeve të ndryshme si: Kosovë, Gjermani, Poloni, Itali, Belgjikë e tj. Dr. Aleko Miho mori pjesë në 15 projekte shkencore dhe është autor-koautor i 14 librave universitarë. I ka 37 publikime dhe 37 referime në universitete të ndryshme në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.