← Shfleto

Albana Vrijoni-Belliu

Magjistër e informatikës dhe e biznesit

Lindi në mars të vitit 1970 në Kuçovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Fakultetin e Inxhinirisë Mekanike të Tiranës, duke qenë studente e shkëlqyer pas vitit të tretë i u akordua bursa nga UNESKO dhe shkoi në Stafordit pranë Londrës, ku studimet i kreu shkëlqyeshëm. Ka kryer disa specializime në Evropën Perëndimore, në Holandë për Informatikë dhe u nderua me “Kurorë Flori” dhe në Gjermani për gjuhën gjermane dhe për marrëdhënje ndërkombëtare, në Norvegji fitoi një bursë për specializim në biznes ndërkombëtar në një universitet të Osllos që gjithashtu përfundoi me rezultat maksimal. Aty mori edhe titullin “Mastër”, Prej Norvegjie shkoi në Belgjikë, ku punoi në një Kompani të shquar në sferën e këshillimit dhe menaxhimit të projekteve. Mr. Albana Vrijoni-Belliu punoi disa kohë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, pastaj shkoi me të shoqin në Norvegji.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.