Albana Hashorva
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1964 në Gjirokastër, mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Tiranë më 1986. Ka krye kurse specializimi për tregti të jashtme në Bari (Linkoln) në kuadër të MBA, ndoqi kurse për makroekonomi, statistikë dhe ekonomisë së ambientit. Ka marrë pjesë në tri kurse në nivel të doktoratës. Ka marrë pjesë në kërkime shkencore në Universitetin e Triestës, mandej në Selanik dhe në Glasgov. Në qershor të vitit 1996, pas specializimit Albana doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dhe mori gradën “Doktor Shkencash Ekonomike”. Dr. Albana Hashorva punoi si ekonomiste në NFP të Rubikut, mandej u zgjodh asistente në Fakultetin Ekonomik në Katedren e Ekonomoisë Politike të Tiranës, mandej lektore e lëndës “Hyrje në ekonomi” ku ishte edhe shefe e sektori në Fakultetin Ekonomik ka ligjëruar lëndën: Hyrje në ekonomi, Ekonomia bujqësore dhe Ekonomia finaciare. Ka të botuar disa artikuj shkencorë duke filluar që nga viti 1995. Dr. A. Harshova ka marrë pjesë në konferenca –e simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunim me Universitete në Greqi, Itali dhe Rumani.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.