← Shfleto

Alajdin Alishani

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1939 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1965 ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1971 me temën: ” PËRGJEGJËSI PËR SENDET E HUMBURA”(sr). Mr. Alajdin Alishani doktoroi në Fakultetin Juridik të Beogradit në qershor të vitit 1976 me temën: ”SHKËPUTJA E KONTRATËS PËR MOSEKZEKUTIM”(sr). Dr. Alajdin Alishani pas diplomimit u zgjodh asistent i lëndës Edrejta dhe detyrimet në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet ka ligjëruar në dy gjuhë. Dr. A. Alishani ka të botuara 10 punime shkencore dhe një tekst universitar për studentë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.