← Shfleto

Alajdin Abazi

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1942 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i kreu në të njëjtin Fakultet në Zagreb ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1973 me temën:”MATERIALET E REJA IZOLUESE DHE RËNDËSIA E TYRE NË ELEKTROTEKNIKË”(kr). Mr. Alajdin Abazi doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit në nëntor të vitit 1977 me temën:”DEPOZITIMI DHE NEUTRALIZIMI I NGARKESËS ELEKTROSTATIKE NË FILMAT IZOLUES(kr). Dr. Alajdin Abazi së pari punoi në Tetovë, kurse më 1969 u pranua asistent në Degën e Elektroteknikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i Elektroteknikës në këtë Fakultet, ku ishte edhe dekan i këtij. Ka qenë në specializim në Angli dhe SHBA, ka qenë drejtor i Institutit “INKOS” dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Elektroekonomisë së Kosovës në Prishtinë, mandej kaloi si rektor i Universitetit të Evropës juglindore të Tetovës. Dr. A. Abazi ka disa punime shkencore të lëmit të energjetikës. Ka marrë pjesë në shumë projekte të kësaj dege. Ka disa tekste për shkolla të mesme dhe universitare të botuara. Jeton dhe punon në Tetovë. Së fundit është zgjedhur Anëtar korrespodent i Akademisë së Shkancave të Maqedonisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.