Akil Koci
Magjistër i artit – muzikës
Lindi më 1936 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Muzikës) e kreu në vendlindje. Akademinë e Muzikës e kreu në Sarajevë më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve-Dega e Muzikës në Sarajevë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën:”të lirë”(sr). Mr Akil Koci në fillim punoi si mësimdhënës i Muzikës në Shkollën Normale të Prishtinës, mandej si bashkëpunëtor i muzikës në Radio Prishtinë ligjërues në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës në Prishtinë si prof. inordinar i lëndës Njohja e literaturës korale. Mr. Akil Koci është një nga kompozitorët më produktiv kosovar, jeton jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.