Akif-Pejani Mehmeti
Doktor i veterinarisë
Lindi më 1873 në Stamboll. Prindërit e Akifit ishin nga fshati Shushicë e Pejës të shpërngulur në Stamboll. Mësimet e para i kreu në Shkollën e Lagjes ku e kreu edhe Gjimnazin e lagjes, mandej e kreu me sukses të shkëlqyeshëm Fakultetin e Veterinarisë më 1893 në Stamboll, ku edhe doktoroi në Degën e Veterinarisë në të njëjtin fakultet në qershor të vitit 1893. Pas doktoratës Akif. T. Mehmet Pejani siç e quanin Akif M. Ersoj u punësua në Ministrinë e Bujqësisë në Stamboll-Përgjegjës për Veterinari ku shërbeu në shumë vende si Anadoll, Arabi dhe Rumeli (Ballkan), prej këtu vizitoi edhe Pejën. Dr. Akif Mehmeti-Ersoj u mor edhe me krijimtari letrare dhe u cilësua si kryepoet i letërsisë turke. Dr. Akif. M. Pejani u mor edhe me studime Islame dhe me përkthime nga Arabishtja në Osmanlishte (përktheu Kuranin). Dr. Akif Pejani 10 vjet ligjëroi letërsinë turke në Universitetin e Kajros. Vepra kryesore e Akif Pejanit ishte “Safaha”(Fytyra) e thurur në vargje dhe është shumë herë e botuar-ribotuar në Turqi. Dr. Akif Mehmet Pejani e ka shkruar HIMNIN Turk më 1921. Ky ka qenë poet i respektuar në Turqi, mu për atë shumë shkolla e sheshe janë të emëruar me emrin e tij dhe portreti i Akif Mehmet Pejanit gjendet në kartëmonedhën turke (100 lira). Edhe në Tiranë një shkollë e mesme është e emëruar me emrin “Akif Mehmet-Pejani”. Vdiq në Stamboll më 1936.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.