Ajet Ahmeti
Doktor i shkencave të natyres – matematikës
Lindi në tetor të vitit 1964 në Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, të mesmen ( gjimnazin) në Vushtrri. Fakultetin e SHMN-Dega matematikë e kreu në Prishtinë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1995 me temën.”TEOREME E HURJEVIQIT NË TEORINË E HOMOTOPISË DHE NË TEORINË E FORMËS” Mr. Ajet Ahmeti doktoroi në FSHMN të Prishtinës në janar të vitit 2002 me temën: ”4, 2 – GRUPET HOMOLOGJIKE”. Dr. Ajet Ahmeti ka marrë pjesë si student në gara ndërkombëtare të studentëve të matematikës në Beograd. Në vitet 1989-1991 ishte organizator i garave të matematikanëve të rinj të Kosoves. Ka qenë anëtar i Komisionit Federativ të ish Jugosllavisë për kualifikimin e nxënësve për Olimpiadë matematikore. Dr. A.Ahmeti së pari punoi si prof. i matematikës në gjimnazin e Vushtrrisë, e prej vitit 1991 është asistent e ligjërues i matematikes në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Që nga viti 1996 është bashkëpunëtor i Universitetit të Shkupit (FSHMN), ka marrë pjesë në shumë simpoziume ndërkombëtare me punimet e tij të mbajtur në Ohër dhe është koautor i një punimi shkencor të botuar nga ASHA të Maqedonisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.