Ahmet Xhigoli
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1958 në Bardhi i madh Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin e Elektroteknikës-Dega e Telekomunikacionit me Informatikë i kreu në Zagreb më 1980. Në të njëjtin fakultet i bëri studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”NJË MËNYRË E SIMULACIONIT TË PËRBËRJES TELEKOMUNIKATIVE”(kr). Mr. Ahmet Xhigoli doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, në tetor të vitit 1989 me temën: ”MODELIMI I RRJETIT TELEKOMUNIKATIV DUKE SHFRYTËZUAR QARKULLIMIN E BAZAVE TË TË DHËNAVE”(kr). Dr. Ahmet Xhigoli së pari punoi si inxh. Në Fabrikën e Pajisjeve të Telekomunikacionit të Zagrebit, mandej kaloi si asistent në Degën e Elektroteknikës të Fakultetit Teknik të Prishtinës, ku më 1987 u zgjodh ligjërues i lëndës Teoria e Informatave dhe Teknikës Komutuese në këtë fakultet. Specializoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Tokio (Japoni). Ka të botuara 20 punime shkencore kryesisht jashtë Kosovës, një kohë ishte docent i lëndëve Teoria e Informatave dhe Teknika e komunikimit II në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinë. Dr. Ahmet Xhigoli aktualisht jeton dhe punon në Zvicër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.