← Shfleto

Ahmet Shala

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në tetor të vitit 1968 në Isniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Tekniken)-Drejtimi për programer e kreu në Deçan, ku mori edhe diplomën e “Nxënësit të dalluar” të brezit të vet. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1993 edhe atë si “Student i dalluar” ku e shfrytëzoi bursën e Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1998 me temën: ”STUDIMI KRAHASUES I PËRDORIMIT TË RRJETEVE NEURALE NË RREGULLIMIN E PËRCJELLJES SË TRAJEKTORESË TE ROBOTËT MANIPULARË”. Mr. Ahmet Shala doktoroi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë në prill të vitit 2005 me temën: ”RREGULLIMI I PARAMETRAVE KINEMATIKË DHE DINAMIKË ME PËRDORIM TË RREGULATORËVE FUZZY NEURAL NETWORK TE ROBOTËT MOBIL”. Dr. Ahmet R. Shala punoi si bashkëpunëtor, asistent praktikant e mandej u zgjodh asistent në Katedrën e Mekanikës Aplikative të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Prishtinës. Ka punuar edhe në Kampin e Ushtrisë Amerikane në “Bonstil” në Departamentin e Ujërave. Ka të botuara 5 punime shkencore në Austri.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.