← Shfleto

Ahmet Kamberi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në gusht të vitit 1940 në Peladhi. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Tiranë më 1961. Si mjek më 1986 mori gradën “Kandidat i Shkencave”, kurse “Docent” më 1992 dhe gradën “Doktor shkence” e mori më 1993, kurse “Mjeshtër kërkimesh” më 1994. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.48 të datës 25.01.2001 mori gradën “Profesor”. Specializoi në Tiranë, Stokholm e Paris. Punoi si mjek në Spitalin e Peshkopisë e të Bulqizës. Dr. Ahmet Kamberi ka të botuara tekste universitare, 50 artikuj shkencorë, 30 kumtesa në konferenca shkencore dhe 3 përkthime. Është anëtar i Shoqatës së mjekëve të Shqipërisë (1989), ka edhe medalje për merita.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.