← Shfleto

Ahmet Çitaku

Magjistër i shkencave të biomedicinës

Lindi më 1949 në Bajçinë të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Podujevë. Fakultetin ESHMN-Dega e Biologjisë, e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biomedicinë në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1988 me temën: ”VETITË CITOLOSTATIKE TË TUMORIT MALING TË GJINJVE DHE PAS TERAPISË CITOSTATIKE”(kr). Mr. Ahmet Çitaku ka punuar si profesor i Biologjisë në Gjimnaz të Podujevës dhe si bashkëpunëtor profesional në Fakultetin e Mjekësisë (për sëmundje të gjinjve te femrat) në Prishtinë dhe ka botuar disa punime shkencore të lëmit të sëmundjeve të gjinjve te femrat.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.