Ahmet Çerkezi
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (teknike) dhe Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës i kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1974 me temën: ”SHPËRNDARJA OPTIMALE E FUQISË NË SISTEMET ELEKTROENERGJETIKE GJATË HUMBJEVE MINIMALE”(kr). Mr. Ahmet Çerkezi gjithë kohën punoi në OP. “Elektrokosova” të Prishtinës, ku ka qenë edhe udhëheqës i kësaj organizate punuese. Mr. A.Çerkezi jeton dhe punon në Turqi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.