← Shfleto

Ahmet-Alban Çollaku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në tetor të vitit 1958 në Sllatinë të Dibrës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse tetëvjeçaren e kreu në Sllovë. Shkollën e mesme e kreu në Rubik dhe mori “Medaljen e Artë”. Së pari studioi në Universitetin “Klod Bernard”(vitin I) në Lion, pastaj në Universitetin “Pierr et Marie Cyri” të Parisit dhe më 1988 diplomoi. I filloi përgatitjet për doktoratë. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Paris-VI. (Francë) ku edhe u doktorua në vitin 1992 me temën: ”EVOLUIMI GJEODINAMIK I SHQIPËRISË SË VERIUT. STRUKTURIMI CENOZOIK DHE RREGULLIMI I AFIOLITEVE E I METAMORFIZMIT”(Fr). Dr. Ahmet Çollaku së pari punoi si asistent në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Është marrë me kryerjen e praktikës të studentëve dhe me kërkime-relevime gjeologjike. Ka botuar artikuj me bashkautorë. Kur shkoi për studime në Francë, e ndërroi emrin nga Ahmeti në Alban për t’u identifikuar më mirë si shqiptar. Ahmet Halil Çollaku në literaturë është i shënuar më Alban Halil Çollaku.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.