← Shfleto

Ahmed Çelo

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi më 1908 në Demir Hisar (Maqedoni/ Gjirokastër). Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën e mesme e kreu në Tiranë më 1931. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Marriswillit në New Jork ku u diplomua më Medalje të Artë “Buchelar of Science in agriculture”. Pas studimeve Dr. Ahmed Çelo u emrua pedagog në Shkollën Bujqësore të Kavajës, mandej drejtor i Fermes në Xhafzotaj, kryespecialist në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë. Puna e tij shkencore për përmirësimin e Gjenetikës të kafshëve autoktone, solli rezultate duke terhequr opinionin shkencor brenda dhe jasht vendit. Dr. Ahmed Çelo krijoj dhe organizoi Ndërmarrjen Zooteknike (NZSH) që e drejtoj për 17 vjet. Dr. A.Çelo botoi një sërë broshurash, libra dhe punime shkencore për blegtori dhe në fund mori gradën “Bashkëpuntor i vjetër shkencor”. Vdiq në Tiranë më 1978.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.