← Shfleto

Agur Sokoli

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1950 në Shishtavec të Kukësit. Shkollën fillore e kreu në Lipjan, kurse të mesmen (Ekonomike) në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”POZITA DHE ROLI I ADMINISTRATËS SHTETËRORE NË SISTEMIN POLITIK TË VETËQEVRISJES SOCIALISTE”. Mr. Agur Sokoli së pari punoi si jurist në BVI-në. Krahinore të Shëndetësisë, mandej si asistent i lëndës E drejta administrative në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku e ligjëron këtë lëndë. Ka punuar në Shkollën e mesme të Punëve të Brendëshme në Vushtrri. Ka të botuara disa punime shkencore. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin Juridik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.