Agron Rexhepi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shtator të vitit 1963 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kultures Fizike në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1998 me temën: ” VLERËSIMI I DISA MASAVE ANTROPOMETRIKE DHE FUNKSIONALE TE NXËNËSVE TË MOSHËS 7 – 14 VJEÇE TË KOMUNËS SË PRISHTINËS”. Mr. Agron Rexhepi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në prill të vitit 2003 me temën: ”LIDHMËRIA NDËRMJET VARIABLAVE MORFOLOGJIKE, FIZIOLOGJIKE DHE BIOKIMIKE TE TRUPI I SPORTISTËVE DHE JOSPORTISTËVE”. Dr. Agron Rexhepi punoi si mjek në Shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë. Ka specializuar në Mjekësinë sportive dhe punësohet në Qendren e Mjekësisë sportive në Prishtinë është njeri ndër themeluesit dhe njëherit zv.drejtor i Institutit të Antropologjisë sportive të Kosovës, si dhe asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës dhe ka të botuara 2 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.