← Shfleto

Agron Pustina

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1944 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Shkup më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”KONTRIBUT LIGAMENTEVE TERES A NË NYJET VASKULARE TË FEMURIT TE FËMIJËT ME KËRDHOKULL TË LAKSACIONI KONGJENITAL”(kr). Mr. Agron Pustina doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”DINAMIKA E NDRYSHIMEVE VASKULARE TË PJESËS PROKSIMALE TË FEMURËS TE FËMIJËT ME LAKSACIONI TË KËRDHOKULLAVE”(kr). Dr. Agron Pustina më 1971 kaloi në Klinikën Ortopedike të Prishtinës, ku tash është prof. ordinar i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Luftarake në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 16 punime shkencore si autor-koautor. Ka marrë pjesë në disa kongrese e simpoziume ndërkombëtare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.