Agron Orana
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në shtator të vitit 1958 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Shkup, të mesmen (Gjimnazin) e filloi në Shkup dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb, kurse magjistroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në shtator të vitit 1994 me temën: ”SHKYÇJA E RRYMAVE TË VOGLA INDUKTIVE”. Mr. Agron Orana në fillim punoi në OP”Energoinvest” të Prishtinës. Më 1983 kaloi në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë - ku punoi si asistent i lëndëve Ngasjet elektromotorike dhe tërheqjet si dhe makinat elektrike ku tash i ligjëron në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka qenë shef i katedrës dhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 5 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.