← Shfleto

Agron Lumani

Doktor i shkencave të mjekësisë

Për ditëlindje-vendlindje, për shkollim fillor dhe të mesëm nuk kemi të dhëna, por dimë se në janar të vitit 1973 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Agroni si mjek së pari punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Kaçanik. Specializimin e bëri në Klinikën Gjinekologjike të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, prej nëntorit të vitit 1975 e vazhdoi specializimin në Gjermani. Punoi në Qendrën Spitalore të klinikës Kirurgjike në Kassel, mandej vazhdoi specializimin në qendrën Spitalore –Instituti i Radiologjisë Kassel, dhe në Frankfurt. Në maj të vitit 1982 mori thirrjen Doktor i shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Marburg-ut. Mandej emërohet udhëheqës i Institutit në Qendrën Spitalore – Instituti i Radiologjisë – Radioterapisë, Onkologjisë Lippstad. Dr. Agron Lumani më 1992 themeloi Qendrën private Specialistike të Radiologjisë në Bilefeld, ku punojnë 20 mjekë specialistë dhe 130 punëtorë mjekësorë. Dr. Agron Lumani është Anëtar i Shoqatës së Radiologëve në Gjermani.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.