← Shfleto

Agron Gjinolli

Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi në mars të vitit 1960 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Teknik-Dega Ndërtimtaria - e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”ANALIZA E NDERJEVE REZIDUALE DHE E DEFORMIMEVE TË MBAJTËSIT E KURBËZUAR PREJ DRURIT TË LAMELUAR TË NGJITUR”(kr). Mr. Agron Gjinolli së pari më 1985 u punësua si inxh. i ndërtimtarisë në KNI “Ramiz Sadiku” si udhëheqës i Punishtes së Prishtinës, mandej u pranua asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës për lëndën Konstruksionet prej druri, në Prishtinë. Ka specializuar në SHBA, tash është ligjërues në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë. Ka 15 punime profesionale dhe 2 dispenca, 4 tekste universitare dhe 8 projekte të realizuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.