Agron Dushi
Magjistër i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1939 në Tiranë. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë. Shkollën Bujqësore e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe SHLB, kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit të Bujqësisë-Seksionin e Lavërtarisë e kreu në Zagreb më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në mars të vitit 1975 me temën :”NDIKIMI I PLEHRAVE AZOTIKE NË KUALITETIN DHE KUANTITETIN E ELBIT TË BIRËS”(kr). Mr. Agron Dushi së pari punoi si Agronom në KBI”Agrokosova “ të Prishtinës, mandej mësimdhënës në Shkollë të Mesme dhe SHLB në Prishtinë dhe në Fakultetin e Bujqësisë si ligjërues i këtij Fakulteti, ku punoi deri në vdekje. Vdiq në Prishtinë më 2001.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.