← Shfleto

Agron Bytyçi

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në janar të vitit 1974 në Kërvasari të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Malishevë. Fakutetin e Arteve-Drejtimi i Pikturës e kreu në Prishtinë më 1996. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 2000 me temën:”MBIMATERIALIZIMI I IDESË PËR PIKTURË”. Mr. Agron Bytyçi ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive të Prishtinës. Mr. A.Bytyçi punon në Malishevë dhe është asistent i pikturës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.