Agron Braçe
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në dhjetor të vitit 1940 në Lozhan të Korçës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje Korçë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave (pa shkëputje nga puna) e kreu në Tiranë më 1974. Po në këtë fakultet doktoroi në vitin 1993 me temën:” TIPARET THEMELORE MORFOLOGO-STRUKTURORE DHE PERSPEKTIVA E MINERALIZIMIT KROMITIK TË MASIVIT MANAZHDRE-SELISHT”. Dr. Agron Braçe së pari punoi në Ndërmarrjen Gjeologjike-Topografike të Tiranës dhe në Ndërmarrjen Gjeofizike, mandej gjeolog specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Gjatë punës në këtë institut bëri kërkime-rilevime gjeologjike dhe i paraqiti në referate gjeologjike, si referime në sesione shkencore. I ka 3 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.