Agon Demjaha
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikë
Lindi në shkurt të vitit 1960 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1994 me temën: ”APLIKIMI I RREGULLATORËVE DISKRETË NË KOMANDIMIN E PROCESEVE INDUSTRIALE”. Mr. Agon Demjaha pas diplomimit u angazhua në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës si asistent i lëndëve: kompjuterët procesorë, Sistemet jolineare të dirigjimit. Ku tash është ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara dy punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.