Agim Vela
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në korrik të vitit 1951 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1978 me temën: ”VASKULARIZMI ARTERIAL I LUKTHIT TË NJERIUT”(sr). Mr. Agim Vela doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1981 me temën: ”SISTEMI CELIAK ARTERIAL DHE RËNDËSIA E TIJ KLINIKE”(sr). Dr. Agim Vela si student i mirë i brezit ka demonstruar në ushtrimet e anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Pas diplomimit menjëherë u pranua asistent i anatomisë në këtë fakultet (në Institutin e Anatomisë) të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 52 punime shkencore 14 si autor dhe 38 si koautor dhe 2 dispensa. Ka marrë pjesë në simpoziume në: Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Austri, Çeki dhe Angli. Dr. A. Vela ka qenë drejtor i Institutit të Anatomisë të Prishtinës. Ishte anëtar i Shoqatës së Antropologëve të Kosovës e të Jugosllavisë, anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës dhe të Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.