Agim Spahiu
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1958 në Dubovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Istog. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1982. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”LOKUCIONET NË GJUHËN SHQIPE”. Mr. Agim Spahiu më 1984 u pranua asistent i Leksikologjisë me praktikum në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 20 studime e artikuj. Tash jeton në Gjermani.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.