Agim Sinoimeri
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në janar të vitit 1957 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1981. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Orleanit (Francë) ku edhe u doktorua në vitin 1990 me temën: ” MINERALOGJIA DHE PARAGJENEZAT E VENDBURIMEVE VULLKANOGJEN ME Cu, Zn, Pb, Au TË MUNELLËS, MIRSITA QENDRORE, SHQIPËRI”(fr). Dr. Agim Sinoimeri punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, dhe drejtor i Departamentit të shkencave të tokës në këtë fakultet. Më 1981 kreu kursin për specializim në mineralogji, më 1999 mori titullin “Profesor i asocuar”. Ka të botuar disa artikuj shkencorë. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në simpoziume ndërkombëtare të gjeologjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.