← Shfleto

Agim Shehu

Doktor i hartografisë

Lindi në shkurt të vitit 1931 në Leskovik. Shkollën fillore dhe të mesmen (Hidrografike) e kreu në Tiranë. Shkollën e Lartë të Hidrografisë e kreu në Moskë (Rusi) më 1957 ku diplomoi inxh. i hidrografisë me sukses të shkëlqyeshëm. Pas diplomimit u emërua pedagog në Fakultetin e Inxh.së Ndërtimit - Dega Gjeodezi të Tiranës. Më 1964 e mori titullin “Pedagog i Parë”. Doktoroi po në atë fakultet të Tiranës në dhjetor të vitit 1978 me temën:”?“Dr. Agim Shehu punoi në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Durrës, më 1970 u kthye në Katedrën e Gjeodezisë dhe ligjëroi lëndët: Hartografi e fotogrametri. Mandej punoi në Qendrën Informative dhe të dokumentacionit shkencor-teknik në Ministrinë së Arsimit dhe të Shkencës në Tiranë. Më 1978 iu dha titulli “Kandidat i shkencave”, kurse më 1982 “Docent” dhe më 1994 “Profesor i asocuar”. Dr. A.Shehu i ka të botuara 19 tekste mësimore, 56 artikuj shkencorë (14 të botuar jashtë) dhe një monografi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.