← Shfleto

Agim Salihu

Magjistër i artit – grafikës

Lindi më 1951 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Arteve –Dega e Grafikës i kreu në vendlindje më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Akadimin e Artit Figurativ të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”SHPREHJET FIGURATIVE GRAFIKE NË TEKNIKËN E SHTYPIT TË THELL E TË LARTË (SHPREHJE TË REJA)”(kr). Mr. Agim Salihu së pari punoi si mësimdhënës i artit-grafikës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Shkrimi me tipografi në këtë fakultet. Si punëtor grafik ka organizuar ekspozita individuale me karakter krahinor, republikan, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.