← Shfleto

Agim Paca

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1952 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1974. Në të njëjtin fakultet i bëri studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”EFEKTET EKONOMIKE TË MJETEVE TË FONDIT FEDERATIV PËR KREDITIMIN E ZHVILLIMIN ME TË SHPEJTUAR TË REPUBLIKAVE DHE KRAHINAVE MË PAK TË ZHVILLUARA NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Agim Paca doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në korrik të vitit 2002 me temën:”BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”. Dr. Agim Paca së pari punoi në Sekretariatin e Ekonomisë të Prizrenit, më 1976 u zgjodh asistent i statistikës në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku dhe ligjëron këtë lëndë. Ka të botuara 15 punime shkencore (shënime bibliografike). Ligjëron edhe në Fakultetin Juridik të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.