← Shfleto

Agim Nelaj

Doktor i shkencave të veterinarisë

Lindi në janar të vitit 1942 në Sarandë, por me prejardhje ishte nga Markati. Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën e mesme të veterinës e kreu në Shkodër. Studimet i kreu në Universitetin Bujqësor - Fakultetin e Veterinës në Tiranë më 1966. Profesionin e mjekut veterinar e ushtroi në ekonomitë bujqësore të rrethit të Elbasanit (1966-1991). Specializoi në kirurgjinë veterinare në Tiranë, punonte kryeinspektor veteriner në Drejtorinë e Bujqësisë e të Ushqimit në Elbasan dhe në atë të Sarandës. Mori gradën shkencore “Doktor i veterinës” në Tiranë. Instituti Amerikan i Biografive e shpalli “Njeriu i vitit 2000” dhe u vlerësua nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive, Angli, ndër 2000 shkencëtarë të shekullit. Dr. Agim Nelaj botoi materiale shkencore në disa gjuhë të lëmit që ka studiuar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.