← Shfleto

Agim Mësonjësi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në janar të vitit 1957 në Lushnjë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1982. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën:” KUSHTET E FORMIMIT E TË RUAJTJES SË SHTRATIMEVE NË VENDBURIMIN DIVJAKË – KRYEVIDH DHE RËNDËSIA NË KËRKIMET”. Dr. Agim Mësonjësi së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimeve (Kuçovë), në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Më 1999 e mori titullin “ Mjeshtër kërkimash”. Është marrë me rilevime gjeologjike. Rezultatet i ka paraqitur në raporte gjeologjike dhe në artikuj shkencorë. Është bashkautor i një teksti universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.