← Shfleto

Agim Kaba

Doktor i gjeodezisë

Lindi në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit –Dega e Gjeodezisë i kreu në vendlindje më 1962. U specializoi në Kinë për Fotogrametri tokësore më 1968. U doktorua në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”TOPOGRAMETRA ARKITEKTONIKE E PËRDORIMI I SAJË NË VENDIN TONË”. Në vitet 1992-1995 punoi si shef i Topografisë së ndërtimit të Qendrës Ndërkombëtare në Moskë me firmën italiane “EDIKTER” Banania, Bolonjë. Dr. Agim Kaba ishte pedagog në Institutin Shtetëror të Projektimeve dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës. Mori pjesë në ndërtimin e hotelit “Europlazma” në Stamboll. Tash jeton dhe punon në Vashington (SHBA).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.