← Shfleto

Agim Dobi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1938 në Gjirokastër. Aty i mori mësimet para dhe të mesmet. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1983 me temën: ” PETROLOGJIA E MASIVIT ULTRABAZIK TË BULQIZËS DHE VLERËSIMI I KROMBAJTJES SË TYRE”. Dr. Agim Dobi punoi si gjeolog në I.S.P. të gjeologjisë të Tiranës, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, në Institutin e Kërkimeve gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin”Mjeshtër kërkimesh”. Ka qenë pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në 5 artikuj shkencorë dhe në kumtesa. U dekorua me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.