← Shfleto

Agim Deva

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1948 në Beograd. Shkollën fillore e nisi në Skenderaj e vazhdoi në Pejë kurse e kreu në Prishtinë. Këtu i kreu edhe Gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në mars të vitit 1977 me temën: ”ROMANI SHQIPTAR PËR FËMIJË NË JUGOSLLAVI”. Mr. Agim Deva doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”POEZIA SHQIPE PËR FËMIJË 1972-1980”. Dr. Agim Deva në fillim punoi si gazetar, më 1974 u zgjodh asistent i lëndës Teoria e Letërsisë dhe arriti deri te prof. ordinar i letërsisë për fëmijë në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku punon. Ka të botuara më tepër se 20 vepra (poezi) për fëmijë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.