Agim Çavdarbasha
Magjistër i artit aplikativ
Lindi më 1944 në Pejë. Shkollën fillore dhe shkollën e Artit e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve të Lubjanës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1971 me temën: ”PIKTURA E SHTAFELAJN-it”(sl). Mr. Agim Çavdarbasha ka punuar në SHLP-Dega e Artit në Prishtinë, mandej në Fakultetin e Arteve të Prishtinës ku arriti deri te prof. i rregullt në këtë fakultet. Mr. A. Çavdarbasha ka organizuar më tepër se 20 ekspozita të punimeve të artit me karakter lokal, rajonal dhe shtetëror. Organizoi ekspozita në vend dhe jashtë me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Mr. Agim Çavdarbasha është anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës. Vdiq në Prishtinë në tetor të vitit 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.