Agim Cani
Doktor i shkencave juridike
Lindi në maj të vitit 1958 në Dardhë të Kamzës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Kamzë, Fakultetin Juridik në Shkodër. Ka kryer trajnime në vend dhe jashtë vendi. Në Kroaci e bëri temën “ DIPLOMACIA EKONOMIKE DHE VENDET NË TRANZICIO”, mandej në Universitetin Laibnic, si dhe në Nju Meksiko në Amerikë, dhe mori gradën “Doktor i shkencave”, Nga Federata Universale e Paqes, e mori titullin e lartë “Ambasador i Paqes”, Anëtar i bordit të ndërtuesve të Shqipërisë, nënkryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane”. Dr. Agim Cani punoi 15 vjet në hidrocentrale dhe 13 vjet president i kompanisë “Cani”, shpk. Ka bërë ndërtime të ulëta dhe ndërtime të larta në Tiranë e gjetiu. Dr. G. Cani di anglisht dhe italisht.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.