Afrora Blakçori
Magjistër e artit – grafikës
Lindi në shkurt të vitit 1972 në Prishtinë. Shkollimin fillor, atë të mesmen dhe Fakultetin e Arteve-Drejtimin e Grafikës i kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare gjithashtu i bëri në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1998 me temën: ”SKICË JETE SHPREHUR NË GRAFIKË”. Mr. Afrora Blakçori mori pjesë në shumë ekspozita kolektive të grafikës dhe ka organizuar ekspozita individuale të grafikës si në Kosovë edhe jashtë– Cyrih. Mr. A. Blakçori ka qenë studente e dalluar, tash jeton dhe punon në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.