← Shfleto

Afrim Vokshi

Doktor i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi më 1930 në Tiranë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e filloi në Tiranë dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Beograd më 1955. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Instituti Sizmiologjik në Shkup, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1971 me temën: ”PARALLOGARITË SIZMIKE TEK URAT E ÇELIKUT”(ma). Mr. Afrim Vokshi doktoroi në Fakultetin Teknik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”OPTIMIZIMI I GJEOMETRISË SË PLLAKAVE TË RRJETËZUARA ME BAZË OKTOGONALE”(sr). Dr. Afrim Vokshi së pari punoi si inxh. në “Beton “ të Shkupit mandej në Byronë e Konstruksioneve në Tetovë në “Mavrovë” e më 1969 kaloi në Fakultetin Teknik të Prishtinës së pari asistent i lëndës Konstrukcionet e çelikta, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Degën e Ndërtimtarisë të Fakultetit Teknik të Prishtinës. Ka specializuar në Rumani e Poloni dhe ka të botuara 20 punime shkencore dhe 20 projekte të realizuara si dhe tekste për shkolla të mesme dhe për universitet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.