Afrim Muhaxheri
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1958 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe Gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1982. Specializimin dhe studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1994 me temën: ”PËRCJELLJA ME ULTRATINGULL E RRITJES SË TUMOREVE MALINJ TË MJEKUAR NË ORGANET GJINEKOLOGJIKE FEMËRORE”(kr). Mr. Afrim Muhaxheri së pari punoi si mjek i praktikës së përgjithshme në Gjakovë, mandej kreu specializimin e Gjinekologjisë me Obstetrikë në Klinikën Gjinekologjike në Zagreb. Pas magjistrimit ka punuar në Maternitetin “Nëna Tereze” në Prishtinë. Prej vitit 2000 udhëheq ekipin e Gjinekologëve të cilët për herë të parë kanë aplikuar teknikën e Laparaskopisë intervenuese në Gjinekologji në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.