Afërdita Nura-Lama
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në janar të vitit 1949 në Gjilan. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë Organike në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1977 me temën: ”SINTEZA E TRE HIDROKSI, PESË MINOALKI ISOKSAZOLLA”(kr). Mr. Afërdita Nura-Lama doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në korrik të vitit 2002. me temën: ”SINTEZA E C-5 DERIVATEVE TË SUBSTITUARA TË PIRIMIDINIT DEOKSINUKLEOZIDEVE DHE ANALOGËVE ALIFATIKE TË 5, 6-DIHIDROTIMIDINËS”. Dr. Afërdita Nura-Lama së pari punoi si prof. e kimisë në Gjimnaz e Shkollë Teknike të Prishtinës. Më 1976 u zgjodh asistente e lëndës kimia organike mandej edhe ligjëruese e kësaj lënde në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës ku edhe punon. Ka të botuara 16 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.